Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi këtë të shtunë kantierin në Qukës-Qafë Plloçë.
Teksa ndodhej në kilometrin 11 të lotit të dytë ministrja tha se vijojnë punimet për ndërtimin e aksit rrugor që do të bashkojë në një distancë më të shkurtër Korçën me Tiranën.

“Ndodhemi në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Aks i diskutuar për shkak të kompleksitetit dhe për shkak të financimit që ka kaluar vështirësi por që ne shpresojmë që gjatë muajit dhjetori t’i japim zgjidhje përfundimtare projektit për të vazhduar me pjesët e mbetura”, tha Balluku.

Përveç punës në 2 lotet e rrugës, pritet që brenda muajit Dhjetor të nisë puna edhe për lotin e tretë, sapo të bëhet miratimi i fondit. Ministrja Balluku tha se ky aks do të pajiset me çdo sinjalistikë të nevojshme për të rritur sigurinë rrugore.