Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se 60% e delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e datës 11, nuk dinë se çfarë kanë firmosur, pasi shumë prej tyre “u është vënë një teke raki përpara”.
Lidhur me këtë koment, ka reaguar ashpër ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, i cili paralajmëron goditje të fortë për Bashën dhe Bardhin.
Reagimi i Klevis Balliut:
Ky sulm dhe këto ofendime të ulëta dhe të turpshme nga shoqata Basha-Bardhi janë totalisht të papranueshme.
Do ta merrni përgjigjen në Kuvendin Kombëtar të PD me datë 11 Dhjetor. Ju ftoj të mblidhni leckat nga zyrat e PD dhe të filloni një tur ndjese për demokratët.