Mungon pak nga dhënia e Topit të Artë dhe kurrë si këtë vit ka pasiguri mbi atë që mund të jetë fituesi.
Edicioni i 2020-ës i çmimit prestigjioz nuk është zhvilluar për shkak të pandemisë dhe në atë rast dukej se favoriti absolut ishte Robert Lewandowski.
Këtë vit, sulmuesi i Bayern Munich është përsëri mes kandidatëve kryesorë dhe për disa duhet ta fitojë edhe duke marrë parasysh atë që ka ndodhur sezonin e kaluar.
Njëri prej tyre është Luis Luisito Suarez, legjendë e Inter dhe Barcelona, fitues i Topit të Artë në 1960-ën.
“Jepjani Lewandowski-t”, ka thënë ai për Carrusel Deportivo. “Nëse nuk ia japin Lewandowski-t, atëherë do të jem i detyruar t’i jap timin”, ka thënë ish-mesfushori.
Kujtojmë se mes favoritëve janë edhe Messi me Jorginho.