Dita e madhe ka ardhur. Pas barazimit të së premtes ndaj Zvicrës, Italia luan në Irlandën e Veriut, në Belfast, kualifikimin direkt në Botërorin e Katarit, pa kaluar në grackën e “play off”-it. Me një avantazh të vogël ndaj zviceranëve, të çiftuar në renditje, por edhe me frikën për të humbur kualifikimin për të dytën herë radhazi.
Italia duhet të fitojë pa lejuar asnjë lloj kalkulimi, sepse në të njëjtën kohë, Zvicra do të përballet me Bullgarinë në shtëpi. Diferenca e golave, kriteri i parë në rast barazimi me pikë, iu buzëqesh pak axurrëve: +11 ndaj +9 golave të Zvicrës. Sidoqoftë, paraqitjet e fundit nga skuadra e Mancinit, veçanërisht ajo zhgënjyese në “Olimpico”, krijojnë frikë të paimagjinueshme.
Pikërisht vështirësitë e hasura ndaj Zvicrës e bindën Mancinin të ndryshonte: jashtë formacionit Belotti dhe brenda Berardi. Konfirmohet mbrojtja para Donnarumma-s, me kuartetin e formuar nga Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi dhe Emerson. Ndryshim në mesfushë: Tonali do të marrë drejtimin nga Locatelli.
Titullar do të jetë ende Barella, i detyruar të shtrëngojë dhëmbët, pavarësisht gjendjes së tij fizike jo perfekte pas derbit. Irlanda e Veriut tashmë është eliminuar, megjithëse në raundin e fundit mundi 1-0 Lituaninë.
Ja formacionet e mundshme:
IRLANDA E VERIUT (3-5-2): Peacock-Farrell; McNair, Evans, Cathcart; Dallas, McCann, Davis, Saville, Ferguson; Magennis, Washington.
ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi, Emerson; Barella, Jorginho, Tonali; Berardi, Insigne, Chiesa.