Nxënësi kundër mësuesit. E tillë ishte sfida e mbrëmshme mes Genoa dhe Roma. Kjo për faktin se në stolin e vendësve debutoi Andriy Shevchenko, i cili te Chelsea e ka pasur trajner “Special One”. Pra, ky i fundit konsiderohet mësues për ukrainasin.
Portugezi, duke folur pas ndeshjes, zbuloi se Sheva i kishte bërë një dhuratë të bukur: “Sheva më dha një shishe verë të kuqe. Fola edhe me Tassottin për një kohë të gjatë, pastaj pas ndeshjes kemi diskutuar sërish.
Jam i lumtur që fituam, por më vjen keq edhe për atë, sepse ishte debutimi në stolin e Genoa. Ndeshjen e radhës uroj të fitojë. Ai është i dashuruar me këtë profesion, shpresoj të fitojë sa më shumë”.