Fifi u largua këtë të enjte përfundimisht nga shtëpia më e famshme, pasi rrëfeu se nuk ndihet mirë dhe ka nevojë të përqendrohet dhe vetja dhe shëndeti i saj.
“Dua t’ju informoj se unë duhet të lë sot shtëpinë. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë dhe për këtë duhet të merrem pak me veten. Duhet të kujdesem për veten dhe nuk mund të vazhdoj më. Nuk po marr dot frymë këtu brenda”, tha këngëtarja.
Sapo mësuan për vendimin, miqtë më të ngushtë erdhën për ta pritur jashtë shtëpi. Ardit Çuni i dha një përqafim të ngrohtë dhe sqaroi se pavarësisht çdo gjëje që ka ndodhur në shtëpi, mbeten miq, pasi “respekti për njëri-tjetrin është kryesori”.
Edhe ish-konkurrentja Paloma takoi artisten, ndërsa u shpreh se vendimi për t’u larguar ishte i duhuri për të.
Argjira dhe Graciano, moderatorët e “E Diell” mezi pritën të përqafoheshin me mikeshën e tyre e Fifi të ndante me ta ndjesitë e para jashtë shtëpisë.