Mbrëmjen e djeshme Fifit i ra të fikët gjatë spektaklit live, duke i shqetësuar të gjithë ata që po e ndiqnin. Kjo ndodhi pas një debati me Balinën, pas të cilit këngëtarja kërkoi të dilte nga shtëpia.
Pasi e mori disi veten, Fifi ndërroi mendje dhe tha se do vazhdojë të luftojë për t’i bërë krenarë nipin dhe mbesën.
Moderatorja Arbana Osmani njoftoi se pas spektaklit këngëtarja do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor dhe psikologjik për të parë nëse do jetë në gjendje ta përballojë bashkëjetesën në shtëpi me banorët e tjerë.