Besiana Kasami, e njohur ndryshe si “Big Mama” ka rrëfyer së fundmi se është tradhtuar.
Përveç kësaj deklarata, e cila i surprizoi të gjithë, surpriza më e madhe është se këngëtarja nuk e paska aspak problem këtë gjë.

“Po jam tradhtuar, oho. Ka shumë loje tradhtish, nuk më vret të them të drejtën, se kam atë problem. S’jam si femrat e tjera që bën histerike dhe xheloze të mëdhaja. Më dhemb, kur s’ka xhelozi, s’ka dashuri. Por nuk prish një lidhje ose familjen nëse burri im apo i dashuri ka dalë një natë me një femër. Punë e madhe, ka shkuar një natë, pastaj ka ardhur tek unë. U mashtrua, natë për natë fasule nuk hahen, përderisa më respekton e vlerëson, jam primare për atë, nëse del ndonjëherë shinave, hallall e ka”, u shpreh Big Mama.

Kujtojmë se Big Mama së fundmi ka triumfuar në një ndër evenimentet ku përzgjidhen më të mirët në Ballkan. Ajo është vlerësuar me çmimin presigjioz, si këngëtarja më e mirë shqiptare në “Best Rumeli 2021”.

Ky eveniment kaq i rëndësishëm është mbajtur në Turqi dhe është organizuar nga Federata e Shoqatave Ballkanike Rumeli, ku të pranishëm ishin mjaft emra të njohur të skenës dhe ekranit si dhe ata nga bota e politikës, artit, sportit dhe shkencës.