Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili mban postin e deputetit të PS në Kuvend, foli ditën e sotme për projekt-buxhetin e vitit 2022 ku u shpreh me kritika të shumta ndaj marrëveshjeve me PPP-të dhe rritjen e informalitetit në vend.
Ndër të tjera, Xhafa nuk i kurseu kritikat as për organet e drejtësisë, duke përmendur në veçanti SPAK dhe BKH, funksionarët e të cilëve, sipas tij nuk kishin dhënë ende rezultatet që presin qytetarët. Ai theksoi aktin që aktualisht prokurorët e SPAK dhe hetuesit e BKH ishin njerëzit më të paguar në vend prandaj duhet të justifikonin këtë lloj besimi të dhënë.
Deputeti i PS, Fatmir Xhafa
Projekt-ligji i buxhetit është kompetencë ekskluzive e qeverisë por vendimmarrja e Kuvendit duhet të jetë kryesore për përfshirjen në debat dhe jo në sherrnaja të politikës. Në finale të ardhurat e buxhetit janë kontribut i taksave të qytetarëve ndaj dueht konsultuar me ta. Ky process vijon të bëhet në një rreth të mbyllur pa një përfshirje të gjërë të ekspertëve ndaj nuk e kemi kulturën e taksave. Përsëri informalitetit është shqetësues. Masa klienteliste dhe favorizuese për biznese të caktuara.
Padyshim shqetësimi kryesor i qeverisë duhet të mbetet nevoja për masa të të forta për sigurimin e të ardhurave, duhen ndaluar cdo masë që prek sektorin public, qofshin këto PPP apo koncensione. Duhet të ngrihen strukturat speciale që vlerësojnë koncesionet dhe prokurimet publike. Cdo masë pozitieve do të rriste ndjeshëm konkurrencën dhe do të siguronte më shumë cilësi në përmbushjen e detyrave kontraktuale. Projektbuxheti për SPAK dhe BKH është lajm I mirë, të shpresojmë që të kemi rezultate më të mira. Dua të theksoj se buxheti për drejtësinë nuk mund të jetë i njëjtë me institucione të tjera. E papranueshme që kur ka kaluar më shumë se 2 vite nga krijimi i SPAK sot flitet ende për mungesë zyrash.
Nuk ka pasur asnjë angazhim për mbështetjen e shkollës së magjistraturës, për numrin e ulët të studentëve, përgjigjia e marrë është që do të rishikohet më tej. Nuk e kuptoj dot sesi për 30 oficerë të policisë gjyqësore u duhet të presin 3 vite. Kjo është një qasje e papranueshme. Përgjegjshmëria e institucionit në administrimin e tij, duhet të ndryshojë politikëbërja e tyre me anë të mekanizmit 3 palësh: qeveri-kuvend-drejtësi.
Prokurorët dhe të tjerët duhet ta kuptojnë më mirë rëndësinë e pozicionit dhe përgjegjësinë që kanë ndaj qytetarëve të këtij vendi.
Janë njerëzit më të paguar në këtë vend. Nuk janë dhuratë e askujt, janë para dhe investime nga taksat e qytetarëve të këtij vendi me shpresën për më shumë përgjegjshmëri dhe transparencë në luftën kundër krimit. Besimi dhe mbështetjen e keni dhe tani është koha të justifikoni besimin që keni marrë nga qytetarët. Kjo është koha për të rikthyer drejtësinë.