Opinionisti ka komentuar marrëdhënien e Alvisës me Bashkimin.

Sipas tij, Alvisa është skematike dhe i zgjedh djemtë që do publiku, ndërsa i kërkoi të bëjë viktimën teksa po diskutonin. Arjani shtoi se Alvisa shfaqet ndryshe kur fiken kamerat, ndërsa në studio tregohet si vajzë e ngrirë dhe bën kujdes me fjalët.

Arjani: Kam përshtypjen se je skematike. Besoj se je një Alvisa tjetër për aq sa njoh dhe në jetën reale.

Alvisa: Është akuzë shumë e rëndë. Jam gjendur në situata të vështira. Vi këtu pa plan e pa skena, pëlqimi për Bashkimin është shumë i fortë, nëse dua ta puth e bëj. As ai dhe as nuk e dua.

Arjani: Mendoj se je skematike sepse ke bërë takim me Edin dhe e le kur iu kundërvu publiku. Brunon e hodhe poshtë direkt, e shkele me këmbë kur publiku iu kundërvu dhe iu ktheve Bashkimit sepse e do publiku.

Alvisa: Unë veproj me ndjesi. Me Brunon kam pasur pëlqim, por nuk dua të vazhdoj më me të se nuk më pëlqejnë meshkujt e lëkundur.

Arjani: Jashtë është më e cliruar.

Alvisa: Ti nuk më njeh mua jashtë.

Arjani: Këtu je e ngrirë, ke kujdes fjalët. Mos e bëj më viktimën. Alvisa nuk ka asnjë lloj ndjenje për Bashkimin.