Justin Bieber asnjëherë nuk ka ngurruar të shfaqë haptaz dashurinë e tij ndaj bashkëshortes, modeles Hailey Bieber, e cila sot bën 25 vjeç.
Çifti janë martuar në vitin 2018 dhe duket se i kanë përballuar mirë gjithë peripecitë e fillimit, si edhe pandeminë, apo problemet e ankthit dhe stresit që përjeton këngëtari 27 vjeçar.
Ai sot i dedikoi një shkrim shumë romantik modeles, bashkangjitur me foto të çiftit në momente të lumtura të tyre:
Për bukuroshen time. Zemra ime te perket ty. Sytë e mi të përkasin ty, buzët e mia të përkasin ty. Jam i joti. Unë jam shumë i bekuar që jam i joti. Ti je e imja përgjithmonë. Jeta nuk ka pasur kurrë më shumë kuptim derisa u bëre gruaja ime. Unë kurrë nuk do të ndalem së dashuruari me ty, nuk do të ndalem kurrë së mbajturi ty dhe nuk do të ndalem kurrë së mbrojturi ty. Ti mbretëresha ime je mëse e mjaftueshme për mua dhe do ta kaloj çdo ditë duke të bërë të ndihesh si mbretëresha që je. Siç do të thoshte gjyshja jote me theksin e saj portugez, “happy Bursday baby” të dua deri në fund të jetës dhe pas saj. :