18 Nëntor- Gjatë aktivitetit për buxhetin 2022 me mjekët dhe infermierët, mjeku kardiokirurg Albi Fagu, u shpreh se do të rikthehet në Shqipëri pas ushtrimit të këtij priofesioni në një nga qendra e ekselencës në Gjermani, për të dhënë kontributin në zhvillimin e mjekësisë shqiptare.
“Gjatë gjithë viteve të punës në Europë kam vlerësuar vazhdimisht mundësitë për të dhënë kontributin tim në zhvillimin e mjekësise shqiptare. Projekti me i ri i Ministrisë së Shëndetësisë për të ngritur një qendër të re publike për trajtimin e sëmundjeve të zemrës në Tiranë, më është dukur që në momentin e parë shumë interesant dhe menjëherë kam shprehur deshirën për qënë pjesë e tij. Ky projekt ambicioz ka qenë një shtysë e veçantë për ti thënë po Shqipërisë, për të qenë “Gati për Shqipërinë”, theksoi dr. Albi Fagu.
Në fjalën e tij, gjatë dëgjesës publike me mjekë dhe infermierë për buxhetin e shëndetësisë 2022, dr. Fagu theksoi se mjekësia shqiptare ka potencialin të zhvillohet akoma më tepër dhe me hapa të shpejtë.
“Shumë kolegë janë kthyer para meje në Shqiperi nga eksperienca disa vjeçare në botë dhe kanë arritur të japin kontributin e tyre të shkelqyer në zhvillimin e mjekësisë shqiptare. Jam i sigurtë që një pjesë e mirë e mjekëve që punojnë aktualisht jashë vendit kanë menduar dhe e mendojne kthimin në atdhe. Unë besoj se nëse bashkojmë forcat, nëse politikat shëndetësore bashkohen me vullnetin e profesionistëve të shëndetit, ne mund të krijojmë një ambient më mikpritës e tërheqës, për të kthyer në vend akoma më shumë mjekë që tashmë e kanë marrë eksperiencën e vyer në botë dhe duan të kontribuojnë për mjekësinë në Shqipëri. Mjekësia shqiptare ka potencialin të zhvillohet me hapa të shpejtë. Dhe unë jam vullnetplotë për të qenë pjesë e kësaj sfide, për të dhënë sadopak kontributin tim për vendin tim, për Shqipërinë tone”, u shpreh Fagu.
Dr. Albi Fagu prej 11 vitesh ushtron profesionin si kardiokirurg vascular dhe prej 8 vitesh e ushtron këtë profesion në Universitätsherzzentrum te Universitätsklinikum Freiburg, e cila konsiderohet si një qendër ekselence në Gjermani.
Home Lajme Aktualitet Kardiokirurgu që do të kthehet në Shqipëri Albi Fagu: Mjekësia shqiptare ka...