Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë rritur prurjet në kaskadën e Drinit në sasinë e 1220 m3/s, ndërsa prodhimi është mbi 10 mijë MWh.
“Prurjet natyrore në Kaskadë janë 1220 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 267.5 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 169.7 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.3 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.
Sipas të dhënave të publikuara në mesditën e së martës nga KESH, aktualisht po prodhohet 10.150 MWh energji me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.
“Në HEC-in e Fierzës nuk po prodhohet energji me qëllim akumulimin e prurjeve dhe rritjen e rezervës energjetike”, bën të ditur KESH.