Për ish-deputetin demokrat Klevis Balliu, Lulzim Basha merr vendim pa e pyetur njeri dhe pa asnjë tagër për të riformatuar FRPD-në që nuk është në varësi të tij. Në një intervistë në RTV Ora, Balliu tha se Basha po godet të ardhmen e partisë me një hakmarrje personale sepse kryedemokrati ka frikë nga rinia që shkon në Foltore.
Balliu: Basha merr vendim pa e pyetur njeri dhe pa asnjë tagër për të riformatuar FRPD-në që nuk është në varësi të tij. FRPD-ja është organizatë partnere e PD-së që kanë statutin e vet. Luli nuk ka asnjë lidhje me ta. Kjo është një goditje shumë e rëndë për PD-nëse sepse ata janë çelësi i fitores dhe nesër ata do të drejtojnë. Janë mbushur qelitë nga ana e qeverisë me anëtarë të FRPD-së që edhe sot kanë çështje të hapura, por që lidershipi i PD-së nuk ua di emrat.
Kështu goditet e ardhmja e partisë. Kjo do të thotë se nuk e do partinë duke i përjashtuar të rinjtë. PD nuk ka bërë hapa edhe nga kjo arsye se nuk përfshin të rinjtë. Shumë politikanë të njohur të PD-së kanë dalë nga ky forum. Basha po godet të ardhmen e partisë, sepse nuk e do të ardhmen e kësaj partie, sepse do të jetë vetëm një anëtar. Basha mendon vetëm se si të mbajë karrigen e tij, prandaj po largon të gjithë duke filluar me Berishën e Flamur Nokën. Sot do që të fshijë FRPD-në duke sulmuar dhe zhdukur forumin e rinisë. Këtë po e bën sepse është një hakmarrje personale, pasi rinia është derdhur në Foltoren e Berishës.
Balliu shtoi se Basha nuk e ka dashur Belind Këlliçin në krye të FRPD-së dhe ka angazhuar degë të partisë kundër tij në zgjedhje.
Balliu: Basha nuk e ka dashur Belind Këlliçin në krye të FRPD-së dhe ka angazhuar degë të partisë kundër tij në zgjedhje. Por rinia zgjodhi Belindin. Basha nuk e ka lënë rininë të ecë para, sepse kanë më shumë energji, por Basha nuk ka vetë një gjë të tillë. Ne në vitin 2019 kemi djegur mandatet dhe FRPD-së iu kërkuar që të mos bënte zgjedhje se ishim në protesta. Po ashtu një gjë e tillë iu kërkuar edhe në vitin 2020 sepse do të kishim zgjedhje. Kjo besnikëri e ndihmuan Bashën, por ai i tradhtoi ata. Basha mund të bënte një kërkesë në kryesi, por kjo është çështje e FRPD-së.