Mes Ronald Koeman dhe Barcelonës ka nisur një luftë e ashpër tashmë.
Trajneri holandez i cili u shkarkua disa ditë më parë nga stoli i skuadrës blaugrana nuk lëshon pe dhe pretendon të marrë nga klubi spanjoll 12 milionë eurot siç ishin parashikuar në kontratën mes palëve dhe nuk pranon për asnjë arsye dëmshpërblimin prej 7 deri në 8 milionë euro që drejtuesit e Barcelonës i ofrojnë për të zgjidhur çështjen e prishjes së kontratës.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve në vijim, por lufta mes palëve tashmë ka nisur.