Banka e Mateos do të jetë bosh për shumë kohë në shkollën “Thanas Ikonomi” në fshatin Grecalli të Fierit.
Në vendin ku ai ulej për të mësuar e dëgjuar mësuesen është vendosur nga shokët një tufë me trëndafila. 8-vjeçari mësonte në klasën e tretë dhe ishte një fëmijë i dashur dhe që e donte shkollën.
Banka
Mateo Vasia u rrëmbye dhe u vra nga fqinji i tij Klodian Çalamëni paraditen e djeshme, ndërsa në mbrëmje trupi i vogëlushit u gjet pas kërkimeve në oborrin e banesës së autorit.