Në intervistën për FRANCE 24, Rama u pyet gjithashtu edhe për kriminalitetin dhe korrupsionin në vend që kanë bllokuar procesin e integrimit për vite. Rama tha se lufta kundër korrupsionit ka shkuar në një nivel tjetër.

Gazetarja: Vendi juaj është një nga më të varfërit në Evropë, dhe ka edhe një situatë juridike, është një vend ku ka shumë, shumë korrupsion, veçanërisht kemi parë në lajmet e fundit arrestimin e kryeprokurorit. Atëherë pas tetë vitesh në pushtet, ku jeni në luftën kundër korrupsionit?
Rama: Ju thatë “shumë shumë korrupsion” unë do të thosha se Shqipëria ka një problem me korrupsionin, por shembulli që ju sapo dhatë dhe ky nuk është i vetmi, tregon se lufta kundër korrupsionit ka shkuar në një nivel tjetër.
Kjo do të thotë se po, në krahasim me Francën ose me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, ne jemi një vend që kemi ende një problem korrupsioni për të zgjidhur, por në krahasim me 8 vjet më parë, nuk ka krahasim.
Jemi në procesin e transformimit të plotë të sistemit tonë të drejtësisë dhe kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë një spastrim shembullor të të korruptuarve në sistemin e drejtësisë.