Kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan ka publikuar foto nga takimi me kryetarin e Bashkisë se Tiranës Erion Veliaj. Khan thekson se ndau me kolegun e tij vendosmërinë për një të ardhme më të mirë të dy qyteteve.

“Fantastike të takoja dje kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Ndamë vendosmërinë tonë për një të ardhme më të ndritur, më të drejtë, e më të gjelbër për qytetet tona”, shkruan kryetari i Bashkisë së Londrës.