Kryetarja e Bashkisë Kurbin: Rindërtimi me ritme të shpejta. Ka përfunduar lagja me 500 apartamente, për ndërtimin e spitalit punohet me tre turne!

Procesi i Rindërtimit në Kurbin ka ecur me ritme të shpejta për shkak se sot bëjnë 2 vite nga dita e tmerrshme. Fatmirësisht nuk patëm viktima në qytetin e Laçit, por patëm dëme të mëdha materiale. Procesi po vijon dhe po punohet me fondet e qeverisë shqiptare si dhe nga donacionet. Dëmet e tërmetit po i rikthejmë në mundësi zhvillimi. Ka përfunduara lagja e parë me 500 apartamente. Janë vetëm proceduarat administrative, që t’u kalojnë shtëpitë qytetarëve. Tashmë po punohet me 3 turne dhe shumë shpejt do të përfundojë spitali, gjithë procesi i rindërtimi në vitin 2022. Vjeshta nuk do ketë asnjë gjurmë të tërmetit.