Në dhjetor të vitit 2022, do të inaugurohet përfundimisht Santiago Bernabeu i ri.
Ky projekt ka filluar punën që nga viti 2018, dhe pas katër vitesh, pritet të hapët përfundimisht për publikun – jo vetëm publikun sportiv.
Ashtu siç ka bërë të ditur vetë Real Madrid-i me një video të postuar disa muaj më parë, stadiumi i ri do të organizojë shumëçka, përveç futbollit.
Basketboll, Tenis, Futboll Amerikan, do të jenë disa nga sportet tjera që do të organizojnë ndeshje në tempullin e futbollit spanjoll.
Por, kjo nuk është e tëra. Stadiumi i rinovuar do të organizojë edhe evente jo-sportive – Koncerte, Sfilata mode, Panaire etj.
Dhe, kjo është edhe pjesa kur Real Madrid-i stadiumin e shndërron në makineri parash.
Sipas El Confidencial, një media e afërt me klubin madrilen, presidenti Perez ka nënshkruar me një kompani nga ShBA-të që të organizojë këto evente jo-sportive në Bernabeu.
Nga kjo marrëveshje, Real Madrid-i do të përfitojë mbi 400 milionë euro.
Sipas një artikulli të postuar nga Marca disa ditë më parë, nga Santiago Bernabeu, mbretërorët do të gjenerojnë diku rreth 1 miliard euro në vit.