Në PD duket se janë ka mbajtur shënim Voltana Ademit faktin që së fundi u shfaq në një takim të kyebashkiakëve me Ramën për çështjen e ujësjellësave. Ajo është e vetmja në PD me pushtet ekzekutiv.
Edhe pse nuk i është përmendur emri, Edi Paloka, një “skifter” në PD lë të kuptuar se akti i saj është i papranueshëm, duke e lidhur këtë dhe mosrreshtimin kah Berisha.
“Cdo demokrat , antare i thjeshte apo i zgjedhur , ka te drejte te vendose vete ne se merr pjese apo jo ne takimet e Berishes.
Po kryetare partie apo kryetar bashkie , te zgjedhur me votat e demokrateve , qe nuk shkojne ne Foltoret e Berishes e pastaj i sheh ne rresht te pare ne takimet e Rames dhe Taulant Balles , mund te perfaqesojne kedo, po jo demokratet”, shkruan Edi Paloka. (Gazeta Tema)