Fituesja e Festivalit të 59-të të këngës ishte Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, që na përfaqësoi në Holandë. Por kush do të na përfaqësojë këtë vit në Itali?
Sipas afataveve të vendosura, këngëtarët që duan të marrin pjesë në Festivalin e RTSH-së, kanë aplikuar tanimë, pasi faza e përzgjedhjes zgjati deri në 15 tetor. Ndaj, në mediat rozë ka nisur të përfltet se kush do të jenë emrat e njohur që do të marrin pjesë.
Së fundmi, faqja “Eurovision Kosovo”, ka publikuar një listë me emrat e këngëtarëve, që duket se do t’i shohim në Festivalin e Fundviti.
Mes tyre ka emra të njohur të muzikës shqiptare, si Endri dhe Stefi, Evi Reçi, Kastro Zizo, Gjergj Kaçinari, Rrezarta Smaja e shumë të tjerë.
Mes tyre bie në sy emri i Ronela Hajatit, që është përfolur edhe më parë në mediat rozë, ndonëse ajo vetë nuk ka konfirmuar asgjë. Megjithatë, më herët këngëtarja ka shprehur dëshirën pë të marrë pjesë në këtë kompeticion, madje ajo edhe ua ka ‘premtuar’ fansave…
Nga ana tjetër, Alban Ramosaj po ashtu, e ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në këtë festival, pas “Kënga Magjike”, ku u shpall fitues me këngën “Thikat e mia”. Madje, këngëtari shkroi para pak kohësh në një Instastory se kishte gati një projekt për në dhjetor, që shtoi dyshimet se ishte pikërisht pë festivalin e fundvitit.