Ministrja e Arsimit dhe Sportit , Evis Kushi ka ngritur alarmin pas ngjarjes së Lushnjës, ku një 13-vjeçar ka humbur jetën duke bërë video për ta hedhur në rrjet social.

Kushi u shpreh e tronditur nga ngjarja, duke apeluar për debat të gjerë publik.

“Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çështjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme. Edhe para pak ditësh e ngrita si alarm në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit “Shkolla për Shëndetin” ku theksova nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore”, u shpreh Kushi.

“Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale!”, u shpreh ajo.