Akuzave të opozitës në parlament ditën e sotme në lidhje me vajzën e mitur që u dhunua nga i ati, i është përgjigjur me tone mjaft të ashpra Ministrja Evis Kushi.
“Vajza është e mitur. Fatkeqësinë e saj ju e përdorni për ta dhunuar politikisht. Nuk reagohet me fjalë, reagohet me vepra dhe institucione. Dhe ne reagojmë me institucione, por duke e ruajtur rastin anonim. Është turp që i përdorni rastet për propagandë politike.
Ju thjesht i përdorni fjalët këtu dhe ikni në shtëpi e i harroni fare. Ndërsa ne kemi përgjegjësinë që ndjekim me institucione”.
Menjëherë pas replikës Kushi ka reaguar edhe me një apel për shoqërinë në rrjetet e saj sociale.