Disa ditë më parë doktori i VIP-ave, Skerdi Faria, festoi 50-vjetorin dhe i pranishëm në festën e ditëlindjes ishte reperi Noizy. Skerdi ka treguar se është fans i flaktë i Noizyt, dhe reperi duket se ia ka shpërblyer Skerdit admirimin që ka për të, me anë të një surprize.
I ftuar në “Glamour Zone”, doktori VIP-ave tregoi se Noizy la ditëlindjen e vetë për të.
Ester Bylyku: A e dije që do të vinte Noizy në ditëlindjen tënde?
Skerdi Faria: Jo, ma bënë surprizë. Madje e bukura është që në të njëjtën ditë kishte dhe Noizy ditëlindjen, unë festoja 50-vjetorin ndërsa ai 35-vjetorin. Ai bëri një sakrificë shumë të madhe për mua sepse ihte me shoqërinë e tij duke fetuar ditëlindjen në Durrës, u shkëput nga atje, erdhi në Tirane tek festa ime, këndoi dy këngë dhe shkoi sërish në Durrës, tek ditëlindja e tij.
Ester Bylyku: Tani, kjo surpriza e tij ishte me lekë apo pa lekë? Sa e pagove Noizyn që këndoi në ditëlindjen tënde?
Skerdi Faria: Ka qenë vërtetë surprizë nga ana e miqve dhe nga Noizy. Erdhi më uroi, këndoi disa këngë dhe iku sërish në Durrës, por nuk e kemi paguar asnjë lekë.