Drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve, Florent Sulçe është liruar nga detyra këtë të hënë me firmë të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë theksohet se në krye të këtij institucioni është emëruar z.Klevis Qose.

Njoftimi:

Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja ka firmosur sot lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve (SHKKB) z. Florent Sulçe.

Në këtë detyrë emërohet z.Klevis Qose.