Marina dhe Getoari u bënë ditën e djeshme prindër për herë të parë. Marina solli në jetë një vajzë të cilën e quajtën Marget, bashkim i emrave të tyre.

Sot Luana ka postuar foton e parë me mbesën ku shfaqet duke i mbajtur asaj gishtin. “Marget, tezja vdes për ty”, shkruan ajo.
Moderatorja ka postuar edhe një foto tjetër ku shfaqet duke i mbajtur dorën Marinës dhe shkruan: “Përjetësisht”.

Ditën e djeshme Luana e përshkroi si ndjenjën më të bukur në botë faktin që u bë teze.