Luis Figo ishte një nga folësit në ditën e dytë të organizuar nga kantina e verës “Marqués de Murrieta”. Ai shoqërohej nga mjekët Marta Garay, Ramón Estruch dhe Miguel A.Martínez-González. Pas prezantimit, portugezi ka folur për futbollin, konkretisht për ndeshjen e sotme të Real Madridit:
“Do të jetë një lojë e vështirë, sepse Real Madridi duhet të sigurojë fillimisht kualifikimin dhe më pas të jetë i pari në grup, çka është shumë e rëndësishme. Rivali është një nga zbulimet e këtij Champions-i, që tashmë ishte në gjendje të fitonte edhe në “Bernabeu”.
Luis Figo foli edhe për ndeshjen e Barcelonës dhe pasojat e barazimit me Benfica: “Ka një përmirësim në lojë te skuadra katalanase, por futbolli është diçka tjetër. Janë krijuar shumë pritshmëri me ardhjen e Xavi si trajner, por do të shohim se sa larg mund të shkojë”.