Socialdemokratja Magdalena Andersson u zgjodh nga parlamenti si kryeministrja e parë e Suedisë.

Aktualisht ministre e Financave, Andersson pason Stefan Lofven, i cili zyrtarisht njoftoi dorëheqjen e tij në fillim të këtij muaji, pas shtatë vjetësh në detyrë.

Lofven njoftoi në gusht se ai do të tërhiqej fillimisht si lider i socialdemokratëve dhe më pas si kreu i qeverisë.

Andersson u bë kreu i partisë në fillim të këtij muaji.