Futbollisti algjerian nuk është i kënaqur me minutazhën dhe mund ta kërkojë largimin nga Manchester City
Riyad Mahrez mund të largohet nga Manchester City në janar.
Lajmin e ka bërë të ditur portali “Footmercato”.
Sipas tij, ylli algjerian është lodhur me statusin e “rezervistit të luksit”.
Ish-futbollisti i Leicester Cityt po has në vështirësi për ta bërë një vend të titullarit të rregullt në “Etihad Stadium”, përcjell “Gazeta Express”.
Kjo pasi trajneri Pep Guardiola njihet për modifikim konstant të 11-shes dhe për sistemin e tij të lojës.
Futbollisti i krahut të djathtë ka kontratë me Cityn deri në qershor të vitit 2023.
Mirëpo, 30 vjeçari mund ta kërkojë largimin më herët pasi ai e do një ekip ku do të mund të luante në vazhdimësi.
Sidoqoftë, Mahrez ka qenë lojtar i rëndësishëm i “Citizens” në vitet e fundit.