Tiranë, 1 Nëntor – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë diskutimit në Komisionin për Punën Çeshtjet Sociale dhe Shëndetësinë i ka kthyer pëgjigjie deputetit të opozitës Tritan Shehu i cili tha se po përdoren vaksina të paçertifikuara. Manastirliu tha se të tilla deklarata nxisin qytetarët të mos vaksinohen.
“Deklarata si këto i bëjnë njerëzit që të hezitojnë për t’u vaksinuar edhe kjo është fatkeqësi e madhe. Që një ish-ministër i Shëndetësisë të mundet që të hedhë pluhur dhe hi mbi shkencën. Ju thatë këtu disa të pavërteta Përsa i përket informacioneve që ju jepni janë të pasakta z. Shehu. Vaksina coronavac njihet nga 42 shtete”, tha Manastirliu.
Manastirliu në replikën e saj tha se jemi kohë larg kohës ku shëndetësia në kohën kur opozita ishte në pushtet krahasohej me vendet e Afrikës.
“Nëse ju e keni gjithmonë këtë krahasimin me Afrikën besoj që shëndetësia në kohën tuaj ashtu ka qenë, si në vendet e Afrikës por jemi larg asaj kohe”, tha Manastirliu.