Barcelona është një kërkim të një sulmuesi.
Pas problemit aritmik të Agueros i cili do të qëndrojë gjatë jashtë fushave , ose ndoshta nuk do të luaj më kurrë sipas disa raportimeve të fundit, u dëmtuan dhe Ansu Fati me Dembele.
Xavi tashmë ka në dispozicion Depay dhe Luuk De Jong për sulmin, ndërsa Coutinho nuk e ka bindur trajnerin spanjoll. Për këtë arsye, Barcelona është duke kërkuar sulmues për në merkaton e janarit dhe i preferuari kryesor është anglezi Sterling i Manchester City.
Alternativa e Sterling është Cavani i cili mund të largohet nga Manchester United. Gjithësesi, Manchester city i ka thënë “jo” largimit të Sterling në merkaton e janarit.
Sipas “ESPN”, Manchester City nuk ka ndërmend të largojë lojtarin anglez në janar.