Paul Pogba dhe Manchester United po shkojnë drejt fundit të marrëdhënies së tyre. Kështu të paktën raporton “Marca”, e cila nënvizon se këtë herë është klubi i Premier League, ai që ka hequr dorë nga rinovimi i francezit. Sipas prestigjiozes sportive spanjolle, “Djajtë e Kuq” nuk besojnë se performanca e mesfushorit është adekuate për investimin e bërë për të dhe për këtë arsye dyshojnë se ia vlen t’i jepet një kontratë tjetër e rëndësishme dhe e gjatë.
Problemet e tij të ndryshme fizike luajtën një rol në këtë vendim. “Marca” pretendon se qëndrimi i francezit në “Old Trafford” tani është pothuajse i përjashtuar. Prandaj, kjo mund të përfaqësojë një mundësi të madhe për të gjitha klubet e interesuara, përfshirë sigurisht Real Madridin. Në çdo rast, merengues nuk do të kishin ndërmend të ofronin një pagë faraonike, siç do të donte menaxheri i tij, Mino Raiola. Edhe pse Ancelotti e pëlqen lojtarin, Florentino Perez nuk është plotësisht i bindur.