Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë ditën e djeshme, pasi moderatorja e njohur solli në jetë një vajzë.

Çifti ka zgjedhur një emër të veçantë për vogëlushen e tyre. Në fakt është një kombinim i emrave të të dyve, nga të cilët ka dalë emri Marget.

Në fund të muajit Gusht, moderatorja e njohur Marina Vjollca konfirmoi shatazëninë e saj,

“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkroi Marina përkrah fotove të saj.

Në 17 Nëntor ajo u ka treguar gjithë ndjekësve se është në pritje të një VAJZE, të cilën e quajti me përkëdheli ‘picirukja’.

“Mezi po te presim picirukja jonë”, shkruajti Marina.

Për lajmin e bukur reagoi edhe motra e Marinës, moderatprja Luana Vjollca, e cila u shpreh mjaft e lumtur që u bë teze.

“Ndjesia më e mirë në botë”, shkruan ajo në një postim në Instastory.

Kujtojmë se Marinën e shohim çdo të shtunë duke moderuar ‘Klanifornian’. Në momentin që u prezantua me publikun ajo u shpreh se pritjes së saj për “Klanifornian-n” i erdhi fundi, por njëkohësisht nuk mund të rrinte pa përmendur dhe pritjen e saj që e quajti “pritjen më të ëmbël në botë”.

“Kështu që këtë sezon nuk ta prezantoj vetëm”, – tha Marina duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Nuk dihet ende nëse pas lindjes së vajzës do të jetë Marina ajo që do të vazhdojë të moderojë spektaklin e humorit.