Autoritetet shëndetësore të Greqisë kanë raportuar sot 3,869 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve është 831,874, nga të cilët 50,7% janë meshkuj.

Gjithashtu numri i viktimave është rritur krahasuar me një ditë më parë. Sot janë shënuar 80 të vdekur, nga 70 që u raportuan dje.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 536 (60.8% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.