Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka folur në mbledhjen ndërqeveritare që po mbahet në Elbasan për marrëveshjen që nënshkruhet sot për bashkëpunimin më të gjerë që sfidat të mos ngelen vetëm në letër.

Ndër të tjera, Margariti tha se do të nënshkruhet kalendari kulturor dhe përmendi bashkëprodhimin kinematografik për mbi 10 filma me cilësi të lartë.

Margariti: Vetëm dje pata fatin të përshëndesja nga Kuvendi Ndërkombëtar i Albanologjisë, ngjarje që vjen pas 40 vitesh për promovimin e vlerave shqiptare dhe u ndjeva e nderuar jo për praninë e aq shumë studiuesve nga trevat shqiptare. Shqipëria në këtë javë është e gjitha në festë për javën e flamurit. Kjo u konkretizua me ndihmën e institucioneve tona. Jemi këtu me të njëjtin qëllim, të ruajtjes, promovimit. Marrëveshja që nënshkruajmë sot vjen me bindjen e të dy ministrave që nevoja për të pasur shkëmbim eksperiencash dhe profesionistësh që duhet të jenë një në sfidat e reja që po përballemi në këto vite pandemie dhe jam shpresëplotë se nuk do të ngelin vetëm në letër. Një sërë masash do të çojnë në bashkëpunimin më të gjerë të muzeve.

Realizimi i kësaj marrëveshje do të sjellë hapa më konkretë. Nesër do të vazhdojmë t’i vëmë në jetë dhe me protokolle më specifike. Këtë vit nënshkruajmë kalendar kulturor të përbashkët që është i teti radhazi. Marrëveshjet mes dy shteteve kanë qenë të shumta në fushën e kulturës dhe artit, do të theksoja atë të bashkëprodhimit kinematografik. Në vitin 2020 kemi pasur mbi 10 filma me cilësi të lartë dhe përfaqësi të denjë. Nuk jemi këtu vetëm për 2 firma në letër, por për të vijuar me hapa sinergjik në bashkëpunimin mes të gjithë institucioneve të varësisë.

Hajrulla Çeku: Elva të falendroj për energjinë dhe për bashkëpunimin që kemi patur muajt e fundit. Duke u mbështetur në nivelin e shkëlqyer, konfirmojmë këtë vizion dhe angazhim të ndërsjellë. Ky vizion do të përmbushet përmes një bashkëpunimi të ngushtë përmes institucioneve tona duke nisur nga organizimi i aktiviteteve të përbahskëta të kalendarit kulturor.

Rritja e bashkëpunimit të trashëgimisë kulturore, thellimi i bashkëpunimit në fushën e teatrit baletit dhe operas, bashkëpunim në fushën e librit dhe arkivave, rritja e bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore dhe mbështetje për anëtarësim në organizatat kulturore, zbatim i konventave ndërkombëtare dhe të përvojave në fushën e arkeologjisë. Sic e tha dhe ministrja, ne nënshkruajmë kalendarin e përbshkaët kulturor. Nesër vijojmë ceremoninë e marrëveshjeve dhe protokollove të vecanta nën organizimin e dy ministrive dhe me pjesëmarrjen e institucioneve tona të kulturës dhe trashëgimisë kulturore.