Mbretëresha Elizabeth II është shfaqur për herë të parë në publik që pas natës të cilën e ajo e kaloi në spital javën e shkuar. Ajo është parë sot duke drejtuar makinën e saj përgjatë zonës së Pallatit Mbretëror, në të njëjtën ditë me samitin që po zhvillohet në Glasgoë mbi çështjet e klimës.
Madhëria e saj kishte veshur një shami koke dhe syze të errëta, teksa shihej duke drejtuar makinën Jaguar. Të premten u njoftua se 95-vjeçarja kishte anuluar të gjitha takimet e punës dhe vizitat për dy javët e ardhshme dhe ishte këshilluar që të angazhohej vetëm në punët e lehta të zyrës. Për këtë arsye shumë nga angazhimet mbretërore u anuluan, përfshirë dhe konferencën COP26 për çështjet e klimës e cila nis sot.
Mbretëresha, e cila kohët të fundit përdori bastunin për herë të parë në vizitat e Pallatit Mbretëror, po vazhdon të kryejë teste të ndryshme për shëndetin që prej shtrimit në spital javën e kaluar. Stafi i Pallatit Mbretëror shprehet se mjekët janë duke ndjekur të gjitha këshillat e nevojshme në lidhje me shëndetin e saj.