Mbretëresha Elizabeth II ka festuar për herë të parë përvjetorin e martesës, pa bashkëshortin e saj, Princin Philip, në krah të saj.

Ata sot së bashku bëjnë plot 74 vite të martuar, pasi lidhën kurorë më 20 nëntor 1947. Dyshja kaluan më shumë se shtatë dekada, deri në vdekjen e Philipit në Prill, në moshën 99-vjeçare.

Së fundmi, mbretëresha nuk ka qenë mirë nga ana shëndetësore dhe përflitet se shkak është bërë vdekja e bashkëshortit.

Ajo madje rifilloi angazhimet e saj vetëm kohët e fundit, pasi anulimit të pjesëmarrjes së saj, për shkak të dhimbjes së shpinës, në Ditën e Përkujtimit për nder të të vrarëve në luftë, të dielën e kaluar./