Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për rastin e 14 vjeçarit shqiptar që braktisi shtëpinë në kërkim të një jete luksoze.
Pjesë e diskutimit ishte edhe Loco, ish-konkurrenti i “përputhen”, i cili nuk e konsideroi të pzakontë këtë veprim.
Sipas tij është normale që në moshë të tillë djemtë të ndikohen nga shoqëria për të kërkuar kushte dhe të mira materiale si ata.
Thënë këtë, ai rrëfeu për herë të parë mosmarrëveshjet me prindërit në kohën kur ishte student në universitet.
“Familja ime ka qenë në gjendje të mirë dhe sërish nuk m’i plotësonin të gjitha. Në universitet më çonin në shkollë me pak lekë (2 mijë ose 5 mijë lekë të vjetra në ditë).
Dhe mua më vinte inat që dikush nga rrethet që kishe më pak mundësi se unë kishte më shumë të ardhura në xhep sesa unë. Për këtë arsye nisi mosmarrëveshja me të shtëpisë dhe u largova nga shtëpia në moshën 19 vjeçare”, tha Loco, duke shtuar më tej se reflektoi dhe kuptoi se familja i ishte gjendur gjithnjë pranë.