Mevlan Shaba i ka lënë në të shkuarën vajzat e “Përputhen 2” dhe tani është fokusuar tek një nga konkurrentet e “Përputhen 3”. I ftuar në “Prive”, Mevlani tregoi se me Ledjanën e Antonelën nuk ka më komunikim, duke shtuar se është i hapur për një lidhje të re.
“Një dashuri në këtë moment, nuk do të ishte keq, sepse do më qetësonte edhe pak mua nga gjithë ky stres i madh. Nëse vjen, e mirëpresim”.
A do të dilte me një nga vajzat e sezonit të ri të “Për’puthen”? Për këtë Mevlani përgjigjet se Efi i ka pëlqyer më shumë prandaj do të dilte me të.
“Për karakter nuk mund të them gjë, sepse nuk i njoh aq mirë. Por për pamje fizike janë dy a tre goca të bukura, me të cilat edhe do kisha dalë. Nuk i njoh aq shumë sa të them ‘Po, kjo do ishte’. Nga aparenca është Efi. Është goxha simpatike, më pëlqen si pamje fizike”.