Një pikë në katër ndeshje. Pas 7 vitesh mungesë, Milani u rikthye në Ligën e Kampionëve në mënyrën më të keqe. Pas 3 humbjeve radhazi ndaj Liverpool, Atletico Madrid dhe Porto, skuadra e Stefano Piolit mori pikën e parë ndaj portugezëve, por sërish rrezikon t’ia japë lamtumirën kompeticionit paraprakisht.

Fitorja e Liverpool-it ndaj “rojiblancos” shpëtoi përkohësisht lëkurën e Milanit, duke penguar që vendi i dytë i Atletico Madrid të bëhet i paarritshëm matematikisht. Por, edhe tani që Porto ka kërcyer në vendin e dytë, kuqezinjtë do të kenë ende nevojë për një mrekulli për t’u kualifikuar.

RENDITJA E GRUPIT B TË LIGËS SË KAMPIONËVE
1. Liverpool – 12 pikë
2. Porto – 5 pikë
3. Atletico Madrid – 4 pikë
4. Milan – 1 pikë

Në detaje, ja të gjitha kombinimet që mund të çojnë në eliminimin e Milanit:

Milani eliminohet në raundin e ardhshëm nëse…

Nuk e mund Atletico Madridin.

Fiton dhe në të njëjtën kohë Porto mund Liverpool-in.