Skuadra e Armani Milano vijon të dominojë e kryesojë Euroleague në basketboll për meshkuj edhe pas ndeshjeve të raundit të nëntë. Italianët fituan 68-43 në fushën e Fenerbahce, duke korrur suksesin e tetë sezonal.
Pas Milanos vijnë dy skuadra spanjolle. Barcelona e Real Madrid. Katalanasit fituan 93-67 ndaj Baskonia Gasteiz në derbin spanjoll. Ndërsa madrilenët triumfian 95-82 ndaj lituanezëve të Zalgiris Kaunas.
Fitore në sekondat e fundit korri skuadra ruse e CSKA Moskë, që ka luajtur me luhatje këtë sezon. Jashtë fushe triumfojnë kampionët në fuqi të Anadolu Efes, që mundën 90-63 Alba Berlin.
Euroleague-Raundi i 9-të
CSKA Moskë – Maccabi Tel Aviv, 74-73
Crvena Zvezda – Villeurbanne, 73-67
Alba Berlin – Anadolu Efes, 63-90
Panathinaikos – Unics Kazan, 72-74
Barcelona – Baskonia Gasteiz, 93-67
Zenit st.Petersburg – Olympiacos, 84-78
Fenerbahce – Armani Milano, 43-68
Monaco – Bayern Mynih, 94-71
Real Madrid – Zalgiris Kaunas, 95-82