Është miratuar Buxheti për vitin 2022. Në seancën e sotme 77 deputetë kanë votuar pro buxhetit për vitin e ardhshëm ndërkohë 46 kanë qenë kundër.
Në seancën plenare në Kuvend po ashtu është miratuar edhe amendamenti për 60 milionë lekë shtesë për institucionin e Vettingut, KPA.
Partia Socialiste po ashtu ka votuar kundër amendamenteve të deputetit të tyre, Erion Braçe për paketën fiskale. Mësohet se vetëm 8 deputetë kanë votuar pro.