18 Nëntor- Gjatë aktivitetit për buxhetin 2022 me mjekët dhe infermierët, dr. Migena Gjura, mjeke ORL në Spitalin Memorial Fier, e ka konsideruar këtë spital me vizion për të ardhmen e stafit mjekësor, falë shkëmbimit të eksperiencave me personelin shëndetësor të Turqisë.
“Kur dëgjova për projektin e ri Memorial, mendova të filloj një mision të ri dhe shumësfidues. Dëshira për të punuar në këtë spital të ri, me aparatura bashkëkohore, me mjete diagnostike të teknologjise se avancuar dhe mbi të gjitha bashkëpunimi me mjeke te huaj ishin shtysa kryesore që të aplikoja për këtë pozicion të ri pune. Dhe ne fakt i’a vlejti, sepse ne Memorial ndihemi mjaft të vlerësuar nga pacientët”, tha Gjura.
Duke shprehur pasionin për profesionin, mjekja e re tha se në Spitalin Memorial të Fierit po punohet intesivisht për të rritur standartin dhe përmirësuar më tej shërbimin.
“Çdo mëngjes unë përshkoj me makinë afërsisht 100 km që të arrij në vendin tim të punës, ndoshta mund t’ju duket larg, por pasioni për profesionin tim më bën që ta kapercej këtë barrierë. Memorial është një spital me vizion për të ardhmen e mjekëve të tij, falë shkëmbimit të eksperiencave me mjekët turq dhe mundësisë për t’u specializuar me tej në spitalet e Turqisë! Duam ti ofrojmë standartin më të lartë të sherbimit pacienteve tanë! Sigurisht që asgjë nuk është perfekte, kemi akoma gjëra për të përmiresuar, por ne po bëjmë maksimumin që të tregojmë që jemi më të mirët”, tha Gjura.
Me buxhetin e 2022 do të nis implementimi i modelit të ri të autonomisë spitalore dhe në këtë kontekst, me buxhetin e 2022, do të mbështet Spitali Memorial në Fier për ofrimin e shërbimeve në nivel terciar.
Home Lajme Aktualitet Mjekja Migena Gjura: Ndihemi të vlerësuar, Spitali Memorial me vizion për të...