gli Zarka iu bashku banorëve të tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP” të martën e kësaj jave. Edhe pse ka shumë pak ditë brenda, aktori ëhëstë kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të disa deklaratave dhe veprimeve që ka bërë.

Dy ditë më parë, ai iu kthye keq Semit, kur këngëtarja e preku tek gjuri. Ai i tha se ka njerëz që e presin jashtë dhe këtë veprim nuk ja lejon as asaj dhe as ndonjë banori tjetër në shtëpi. Gjithashtu, artisti ka thënë se ka hyrë i vetëm në shtëpi dhe nuk ka si qëllim të krijojë shoqëri apo kontakt me asnjë.

Pasi u transmetua një video që përmblidhte disa nga momentet më picante të qëndrimit të Zarkës në shtëpi, në një pjesë të saj u shfaq Monika, e cila preku hundën me dorë, duke nënkuptuar se Igli konsumon lëndë narkotike në jetën jashtë shtëpisë. Monika dhe Igli njiheshin nga jashtë për shkak të profesionit si aktorë, por vetëm kaq. Ai tha se janë parë nga larg, por nuk janë ulur kurrë në një tavolinë. Kur u pyet se çfarë mendon për videon, Igli tha:

“Asgjë e paparashikuar për mua, madje pop res akoma se ka akoma material. Të gjithë e dimë se këtu ka dhjetë milionë shikues dhe të gjithë do gjejmë një mënyrë për të thënë ose sulmuar diçka, prandaj nuk më prish asnjë lloj pune ajo që pash në atë video.

Unë e pata shumë të vështirë të përshtatem në këtë lloj formati. E di se çfarë thonë për mua nga mënyra se si shikojnë, pa qenë nevoja t’i dëgjoj. E kam pak të vështirë të përshtatem me njerëz që jeta nuk do më lidhte kurrë. Sepse të tilla janë vendimet e mia. Jetoj në një botë të lirë dhe marr vendime”.

Pas përfundimit të spektaklit, Monika i kërkoi Zarkës që të flasin, por ai e refuzoi.

Pjesë nga biseda:

Monika: Mundet një dhjetë minutësh? Mbaro me çunat edhe…

Igli: Monika të lutem!

Monika: Po një dhjetë minutësh!

Igli: E di çfarë pune bëjnë prindërit e mi Monika? M’u përgjigj.

Monika: Ka qenë një keqkuptim.

Igli: A e di çfarë pune bëjnë prindërit e mi apo jo?

Monika: Jo.

Igli: Nuk e di? Dhe unë nuk kam në plan ta them këtu.

Monika: Më fal dhe unë do të të përulem, por nuk e kam bërë…

Igli: Mos mu afro. Ti thjesht nuk e kupton dot çfarë ke bërë dhe unë nuk ta shpjegoj dot çfarë ke bërë.

Monika: Ka qenë thjesht një keqkuptim. Më fal dhe të përgjërohem.

Igli: Më falni çuna që hyrja juaj është kështu (i drejtohet djemve të rinj), ju kërkoj shumë ndjesë. Shpresoj shumë që t’ju takoj në Prishtinë.

Mirëpo, pas këtij debate të fortë, dyshja kanë bërë paqe. Kur ishin vetëm në oborr, Monika i kërkoi edhe një herë falje Iglit dhe aktori e përqafoi.

Monika: Ma beso. Për atë të përgjërohem, të kërkoj falje. Plus ti je tjetër gjë për mua, në sytë e mi.

Igli: E mbyllëm.

Monika: Të lutem më lejo të të puth dorën. Kurrë nuk lëndoj njeri.

Igli: Më shiko mua, mos qaj më, hajde ecim içik bashkë.