Paloma gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Albania” ka debatuar shpesh me Donaldin. Dyshja janë përplasur për çështje të ndryshme dhe situata mes tyre shpesh ka degraduar në ofendime. Shumë është komentuar në rrjet fakti që teksa po takonte banorët kur la shtëpinë, Paloma nuk u përshëndet me Semin dhe Donaldin. Pas daljes Paloma tha se ajo nuk ka pasur afrimitet me Donaldin dhe Semin dhe duke qenë se kanë debatuar dhe shoqëria mes tyre kishte përfunduar para disa javësh, nuk mund t’i takonte.

Ndërkohë, ajo ishte e ftuar në spektaklin e sotëm, ku u pyet nga Arbana nëse ka diçka për të thënë. Gazetarja i shprehu mungesën Monikës, Ilirit, Arjolës dhe personave me të cilët ka qëndruar. Ndërkohë, bëri edhe dy deklarata të papritura për Donaldin dhe Semin.

“Donald, merri gjërat me sportivitet, mos u përfshi shumë! Mos bëj gabimin tim. Semi të dua!”- u shpreh ajo duke marrë duartrokitje nga të gjithë. Duket se Paloma ka reflektuar pas daljes dhe ka vendosur që çfarë ka ndodhur në “Big Brother” të mbetet në “Big Brother”.

/News31