E dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo i ka habitur të gjithë fansat e saj me komentin që ka lënë në një foto të Leo Messit të postuar në “Facebook”.
Modelja Georgina Rodriguez nuk ka ngurruar që të komentojë në pozën e marrë nga rivali më i madh i partnerit të saj, i cili ka postuar një foto nga stërvitja, teksa shijon rrezet e diellit!
Modelja 27-vjeçare fillimisht ka komentuar me emoji flake dhe më pas me humor ka shkruar: “Ok, mos i trego Cristianos”.
Ndërkohë menjëherë ndjekësit e Messit kanë reaguar në komentin e Georginës, duke thënë se mund të mos jetë profili i saj zyrtar, por dikush tjetër që shkruan në emrin e saj.
Cristiano Ronaldo dhe bukuroshja brune janë sërish në pritje të binjakëve dhe lajmin e kanë bërë të ditur pak kohë më parë.