Kledi nuk ka preferuar të flasë për jetën private gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, megjithatë jashtë spektaklit ai është në një lidhje me një vajzë me emrin Haula.
Kjo e fundit ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se ata kanë 6 vite bashkë. Megjithatë Kledi duket se po krijon një pëlqim tjetër brenda shtëpisë e këtë e ka pranuar vetë.
Kledi ka pranuar se për Beatrix ka një pëlqim dhe se takimin e djeshëm e shfrytëzoi pikërisht si një mundësi për ta njohur më mirë. Ndërsa Beatrix, e pyetur nga Einxhel tregoi se për Kledin nuk ka një pëlqim duke i bllokuar kështu rrugën një raporti më shumë se sa shoqëror.