Një avari në tubacion ka detyruan operatorin e rrjetit të gazit në Bullgari “Bulgartransgaz” të ndalojë transportin e gazit natyror në Rumani, Serbi dhe Hungari.
Kompania njoftoi se defekti ndodhi në orët e mëngjesit në afërsi të fshatit verilindor Vetrinos. Ekipet po punojnë për ta zëvëndësuar sa më shpejt që të jetë e mundur pjesën e dëmtuar të gazsjellesit, thotë REF. Transporti i gazit natyror në Rumani u ndërpre automatikisht ndërsa më vonë u rivendos pjesërisht, por furnizimi në Serbi dhe Hungari është pezulluar, tha Bulgartransgaz.
Përmes rrjetit të saj, Bullgaria transporton gazin rus në Serbi dhe Hungari.Në Bosnje-Hercegovinë, Sarajevogas, shpërndarësi kryesor i gazit për kryeqytetin, njoftoi se furnizimet me gaz do të kufizohen ndërsa për konsumatorët që përdorin burime alternative të energjisë furnizimi do të ndërpritet.
Kantoni i Sarajevës është gjithashtu konsumatori më i madh i gazit në Bosnje dhe Hercegovinë. Sarajevogas tha se po punohet në rregullimin e defektit, por se nuk dihet se kur do të normalizohet furnizimi. Ndërkohë, Serbia aktualisht është plotësisht e varur nga gazi rus pasi nga prodhimi i brendshëm, arrin të plotësojë vetëm 13 për qind të nevojave.