Paloma, konkurrentja e dytë e larguar të premten nga shtëpia e “Big Brother”, ishte pasditen e sotme e ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalon. Një nga banoret më aktive e më ‘të zhurmshme’ në shtëpi, Paloma rrëfeu shumëçka lidhur me qëndrimin e saj në shtëpi, që nga arsyet e hyrjes, tek “qëllimi”, apo zhgënjimet pas daljes nga shtëpia. Paloma komentoi edhe disa nga banorët me të cilët pati marrëdhëniet më të afërta, apo edhe ata me të cilët ka patur debate të ashpra.
Në shtëpi, ajo pati shpeshherë debate me Donaldin, mirëpo ditën e djeshme gjatë emisionit, u tregua shumë herë më e afërt me të. Ajo e shpjegoi edhe këtë marrëdhënie sigurisht duke theksuar ngjashmërinë e karakterit të saj me të Donaldit. Unë jam mërzitur shumë se u ofendova nga Donaldi… Unë kam të njejtin temperament si Donaldi, duke ia kuptuar tipin… Nuk më intereson për audiencën e Donaldit që më shajnë, por duke i gjykuar nga jashtë ndryshon…
Gjithashtu, Paloma foli edhe për Monikën, me të cilën kujtojmë se ajo ka patur një raport mjaft të afërt. Megjithatë, duket se gjërat kanë ndryshuar jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip”. Monika po më shtynte drejt qëllimeve që ishin krijuar në grup atje… I afroja ata njerëz se i doja fort, i kisha xhan, por unë kundërshtova votimin e tyre… Unë nuk jam ushtar i askujt, jam e zonja të përballoj çdo situatë. Kam luftuar, kam eksperiencë me këtë gjë… Atë që nuk ia fal vetes është afrimiteti i tepruar me Monikën…
Lidhur me Arditin, Paloma sqaroi edhe një herë gjithçka për raportin me të, duke përsëritur se i ka kërkuar falje edhe publikisht.
Arditi e përdori dhe e ekzagjeroi për lojë, gjithsesi i kërkova falje publikisht…
Por cili është fitues në sytë e saj?! Duke i gjykuar nga jashtë, më duhet edhe pak kohë. Atje kisha të preferuar Monikën, tani shoh që Monika ka shumë defekte… Megjithatë, në fund të së gjithash, Paloma tha se këtë eksperiencë e ka përjetuar siç ka dashur dhe se në atë shtëpi donte të sillte origjinalitet, vërtetësi dhe energji shumë pozitive.
/News31